INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Buxheti 2018, lajmërohen shkurtime të vendeve të punës[VIDEO]

Publikuar më: 09:38 26-10-2017

Projektbuxhetin 2018 ka parashikuar ulje të numrit të të punësuarve në administratë me rreth 300 punonjës. Këtë vit punojnë rreth 81.718 ndërsa për vitin e ardhëshëm janë përllogaritur afro 18.410. Gjithësesi vende të reja punë mund të gjenerojnë vetëm institucionet e reja të drejtësisë të krijuara pas reformës. Rreth 230 mund të punësohen në institucionet e drejtësisë.

Institucioni i Kryeministrisë do të jetë më i prekuri nga shkurtimet me afro 4 herë më pak, nga 646 punonjës që ka aktualisht do të mbeten 150. Por jo të gjithë do të mbeten pa punë, pasi do të punësohen nëpër ministri, ku shumë prej tyre janë ndyshuar apo janë bashkuar. Më shumë punonjës do të ketë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me 31 mijë. Në Ministria e Brendshme do të punojnë 60 më pak, kurse tek ajo e Mbrojtjes do shtohen 100. Presidenca do të shtojë edhe 10 punonjës të tjerë në stafin e saj, duke kaluar nga 76, në 86 vetë. Këshilli i Ministrave sipas projektligjit mund të rishpërndajë numrin e punonjësve ndërmjet institucioneve, në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja.

Article Logic
Execution time: 0.0032808780670166