INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buxheti 2019, më të favorizuarit me rritje pagash janë…

Buxheti 2019, më të favorizuarit me rritje pagash janë…

Publikuar më: 10:40 06-12-2018

Kryeministri Edi Rama këtë paradite ka shpërndarë në Facebook një video që jep informacion për rritjen e pagave në sektorë të veçantë. Buxheti për vitin 2019 do të financojë mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar, ku rritjen më të madhe e ka trupa diplomatike.


Sipas parashikimeve, rreth 308 punonjës të përfaqësive diplomatike përfitojnë rritje page mesatarisht 20%, ndërsa sektorët e tjerë si arsimi dhe shëndetësia me nga 7 për qind.
Kështu, rreth 1 miliardë lekë do të shkojnë për rritjen e pagave në shëndetësi ku 4.650 mjekë dhe 13.765 infermierë, laborantë dhe ndihmës mjekë përfitojnë rritje page mesatarisht 7%. 1.37 miliard lekë do të shkojnë për rritjen e pagave në arsim ku 35.873 mësues e staf mësimor përfitojnë rritje page 7%. Në vitin 2019 fondet për pagat e edukatorëve do të rriten me 9.1% në krahasim me vitin 2018 dhe do të punësohen 438 edukatore më shumë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055