INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buxheti 2019, sipas Ahmetaj do të jetë viti i rritjes së pagave

Buxheti 2019, sipas Ahmetaj do të jetë viti i rritjes së pagave

Publikuar më: 12:09 05-11-2018

Gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2019, ministri i Financave Arben Ahmetaj ka thënë se vit i ardhshëm do të jetë viti i rritjes së pagave dhe i paketës sociale. Ahmetaj tha se buxheti 2019 do të rritet me 5.9%, ndërkohë që pagat do të rriten në sektorë si shëndetësia, bujqësia, arsimi dhe infrastruktura.

“Paketa fiskale synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë. Paketa fiskale parashikon ndryshimet e mëposhtme për tatimin e për të ardhurat ulja e tatimit për dividentin”-tha ministri, duke shtuar se do te ketë përjashtim për TVSH për makinat bujqësore të importuara sipas VKM.

Ndërkohë që Ahmetaj premtoi se do të ndiqet edhe një normë e reduktuar TVSH-je për transportin e autobusëve publikë.

Ministri Ahmetaj nënvizoi se ‘bypass”-i i Fierit do të nisë të ndërtohet para sezonit veror 2019, si dhe objektiv mbetet ndërtimi i aeroportit të Vlorës dhe Kukësit.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377