INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buxheti, BE përplaset me Italinë, Salvini nuk kursen ironitë

Buxheti, BE përplaset me Italinë, Salvini nuk kursen ironitë

Publikuar më: 17:30 21-11-2018

Thellohet edhe më tej përplasja mes qeverisë populiste të Italisë dhe Brukselit pasi ky i fundit ka hedhur poshtë zyrtarisht buxhetin me shumë shpenzime të Romës, duke hapur rrugën për sanksione të paprecedenta.

Buxheti italian nuk përmbush kërkesën e BE-së për reduktimin e shpenzimeve dhe premton rritje të tyre, përfshirë edhe një të ardhur mujore bazë për të papunët dhe rritje pensionesh.

Roma ka mundësi të negociojë dhe të bëjë korrigjimet e kërkuara, para se Brukseli të zyrtarizojë gjobën që mund të shkojë deri në 0.2 për qind të GDP-së së Italisë.

Por nuk kanë ndalur ironitë e zëvendëskryeministri Italian, Matteo Salvin i cili  dha një deklaratë tallëse.“Letra nga Bashkimi Evropian? Pres edhe atë të Babagjyshit të Vitit të Ri”, u shpreh Salvini njëkohësisht kreu i Lega Nord.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055