Thellohet edhe më tej përplasja mes qeverisë populiste të Italisë dhe Brukselit pasi ky i fundit ka hedhur poshtë zyrtarisht buxhetin me shumë shpenzime të Romës, duke hapur rrugën për sanksione të paprecedenta.
Buxheti italian nuk përmbush kërkesën e BE-së për reduktimin e shpenzimeve dhe premton rritje të tyre, përfshirë edhe një të ardhur mujore bazë për të papunët dhe rritje pensionesh.
Roma ka mundësi të negociojë dhe të bëjë korrigjimet e kërkuara, para se Brukseli të zyrtarizojë gjobën që mund të shkojë deri në 0.2 për qind të GDP-së së Italisë.
Por nuk kanë ndalur ironitë e zëvendëskryeministri Italian, Matteo Salvin i cili dha një deklaratë tallëse.“Letra nga Bashkimi Evropian? Pres edhe atë të Babagjyshit të Vitit të Ri”, u shpreh Salvini njëkohësisht kreu i Lega Nord.