INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buxheti i 2017-ës, Rama: Do të rriten pagat dhe pensionet [FOTO]

Buxheti i 2017-ës, Rama: Do të rriten pagat dhe pensionet [FOTO]

Publikuar më: 17:39 04-12-2016

Siç e do tradita, kryeministri Rama iu drejtua live ndjekësve të tij në Facebook në rubrikën “Komunikimi i Javës”. Ashtu edhe si në seancën plenare e nëpër media epiqendra e diskutimeve ishte projektligji për buxhetin, edhe komunikimi i  Edi Ramës në këtë pikë konsistonte, së bashku me taksat dhe të ardhurat e qytetarëve.

Rama ka thënë se katër buxhetet e këtij mandati kanë kursyer plor 484 milion dollarë shpenzime nga xhepat e qytetarëve. Kryeministri u shpreh optimist duke thënë se rritja ekonomike do vazhdojë të jetë mes 3.3 dhe 3.5 për qind, por shtoi se duhen ende vite të tëra që ndryshimi rrënjësor të arrijë edhe në fshatin më të largët.

Komunikimi i Ramës:          

Sot kemi një ekonomi që do të rritet me 3.3 dhe 3.5 për qind dhe do të vazhdojë të rritet kështu duke rritur edhe mirëqënien. Shqiptarët e kishin lakun në fyt, kur ne bëmë buxhetin tonë të parë. Por nuk janë vetëm ato 580 milion që nuk i takojnë më shtetit por arkave të qytetarëve.

Por janë edhe ato 64 milion pas heqjes së taksës së sheshtë. Por nuk ka mbaruar ende se janë edhe ato 280 milion dollar në 4 vite që qeveria e kalua ia hiqte qytetareve nga xhepi. Këto shkojnë plus në xhepat e qytetarëve falë katër buxheteve të këtij mandati.

Mjeku i familjes është falas, një shërbim parësor që prej këtij viti nuk thith më 6 milion dollarë nga 600 mijë shqiptarë sepse i mbulon shteti. Shifra e parave që nuk dalin më nga xhepat e shqiptarëve shkon në 384 milion dollar për arsye shëndetësore.

Nuk dua në asnjë mënyrë që dikush nga ju të mendojë se “shiko çfarë pune të hatashme që kemi bërë” përkundrazi jam unë më i pakënaquri për të gjithë. Sepse unë e di se sa shumë njerëz janë ende larg rrugës të ndryshimit rrënjësor që kemi nisur por që do vite të shkojë deri në fshatin më të largët. Sepse e di se sa të shumta janë problemet. Por arritjet janë shumë të rëndësishme sepse na tregojnë që të mos humbim edhe 20 vite të tjera si֛ i humbëm, e të mos digjet edhe një gjeneratë tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219