INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Buxheti i 2018 i papërfillshëm për praktikat mësimore[VIDEO]

Publikuar më: 16:27 24-11-2017

Po a ka shanse që kërkesat e nxënësve për mjete mësimore cilësore të plotësohen? Për të mos thënë e pamundur, po themi minimaliste. E këtu i referohemi dhe vitit të ardhshëm, pasi buxheti që është ndarë për investimet në arsim është totalisht i papërfillshëm, 21 milion euro ose sa 9.5% e buxhetit total të arsimit, ku në fakt pjesa që lidhet drejtpërdrejt me cilësinë është edhe më minimale afro 1%. E po të shohim në veçanti sipas një analize të hollësishme, që kanë realizuar ekspertë të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, zërin e mjeteve mësimore, ku bëjnë pjesë laboratorët e posaçëm për fizikën, kiminë apo dhe informatikën, parashikohen vetëm 827 mijë euro ose 0.38% e buxhetit të arsimit parauniversitar.
E këto të dhëna janë totalisht larg nevojave dhe jo vetëm, por dhe larg, planifikimeve të strategjisë së qeverisë me afërsisht 16.3 milion euro më pak. Për atë që nuk e dinë qeveritë hartojnë strategji përmes një plani 5 deri 10 vjeçar e llogariten shpenzimet vjetrore për çdo program buxhetor sipas nevojave të sektorëve të veçantë. Po me sa duket ai i arsimit s’përputhet fare me strategjinë, e cila kishte sugjeruar, që buxheti në 2018, të jetë 2.73% e PBB, po në fakt ai është përcaktuar 2.49%.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033988952636719