INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Buxheti i Maqedonisë. Zhduken miliona euro nga arka e shtetit[VIDEO]

Publikuar më: 13:15 07-06-2017

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i ri i qeverisë Zoran Zaev janë përplasur për shifrat e buxhetit të Maqedonisë . Zaev deklaroi gjatë një interviste se paraardhësi i tij e ka lënë qeverinë me një borxh të fshehur që është më i madh se një miliard euro. Sipas tij në buxhetin e Maqedonisë nuk ka 130 milionë euro, por vetëm 6 milionë euro. “borxhi publik ka kaluar tavanin prej 50 për qind të Prodhimit Vendor Bruto, ka shumë shpenzime të panevojshme”.  Sipas kryeministrit maqedonas këto janë vetëm informacione të pjesshme, e se gjithçka do të bëhet publike kur ministri i Financave të ketë të gjithë statistikën. Megjithatë, kryeministri tha se, vendi do të ketë burime të mjaftueshme për të përmbushur të gjitha detyrimet e saja për nevojat e qytetarëve dhe për të zbatuar programin e Qeverisë. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Nikolla Gruevskit. Nëpërmjet një deklarate për mediat partia e tij, VMRO-DPMNE  ka hedhur poshtë deklaratën e kryeministrit Zaev.  Sipas kësaj force politike “Zaev gënjeu se në buxhet kanë mbetur vetëm 6 milionë euro. E vërteta është se Qeveria e re e LSD-së në buxhet mori më shumë se 130 milionë euro”.  “Vetëm nëse Zaev pa vetëdije pranon se 124 milionë eurot janë zhdukur në mënyrë misterioze”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326