INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Buxheti për arsimin në 2018 sa gjysma e premtimit të qeverisë! Kush dëmtohet...[VIDEO]

Publikuar më: 14:23 16-11-2017

Premtimet e qeverisë për të rritur buxhetin e arsimit në masën 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, do të mbeten thjesht premtime të paktën dhe për vitin 2018. Madje nuk janë përmbushur as pritshmërinë e premtuara në strategjinë e hartuar për arsimin parauniversitar 2014-2020. Ekspertë analizojnë se në buxhetin e 2018 arsimi zë 2.49% të PBB. Për të kuptuar sa e ulët është kjo shifër, mjafton një krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Europian, ku arsimi përfiton mesatarisht 4.9 % të fondeve publike, pra rreth dyfishin tonë, edhe pse kanë shumë herë më të zhvilluar sektorin privat në këtë drejtim. Ajo që bie në sy nga analiza e detajuar është fakti se në 2018 ka një rritje të papërfillshme të buxheti për arsim krahasuar me 2017, me afro 0.9%. Po janë bërë hapa pas nëse sheh vitin 2016, ku buxheti i 2018, rezulton më i ulët me 0.7%. Që buxheti të ishte në koherencë më strategjinë e arsimit parauniversitar në 2018 duhet të ishte të paktën 2.73% ndërsa është 0.27% më e ulët. 

Specialistët pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, pasi kanë kryer këtë analizë mendojnë se vitin e ardhshëm do të ketë një trend rënës në lidhje me investimet në arsim, pasi mbi 85% e fondeve do të shkojnë vetëm për paga dhe sigurime të punonjësve të arsimit parauniversitar e kjo është paradoksale, pasi në vendet kryesore në Europë buxheti për rrogat është vetëm 60%. Pra me pak fjalë me këtë buxhet do të kemi më pak para për laboratorë, për pasurimin me libra të bibliotekave, kompjutera apo dhe më pak programe për trajnimin e mësuesve.
E kjo është vetëm një panoramë në përgjithësi e buxhetit pa u ndalur të problem specifike si janë për shembull 300 mësuesit mbështetës për nxënësit me aftësi ndryshe, të cilët janë vlerësuar se nuk kanë formimin e duhur për punën që duhet të kryejnë.

Article Logic
Execution time: 0.0041298866271973