INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buxhetit të shtetit nuk i dalin llogaritë! I mungojnë 65 mln euro [FOTO]

Buxhetit të shtetit nuk i dalin llogaritë! I mungojnë 65 mln euro [FOTO]

Publikuar më: 16:13 27-08-2018

Aksioni në sektorin e turizmit nuk e ka ndihmuar buxhetin e shtetit të rrisë të ardhurat, teksa shihet se gjatë periudhës 7 mujore të arkëtimet janë 3.1 për qind më të ulta se plani fillestar ose 8.2 miliardë lekë (65 mln euro) me pak.
Nga tjetër ritmet e rritjes vjetore në krahasim janë ulur dukshëm në vetëm 2.9 për qind, përqindja më e ulët që nga viti 2013-ta.
Siç shihet nga të dhënat fiskale të Ministrisë së Financave kontribut negative kanë dhënë të ardhurat nga akcizat te cilat janë 6.8 për qind më të ulta se plani dhe gjithashtu 2% më të ulta se fakti i vitit të kaluar. Doganat kanë grumbulluar rreth 4 milionë euro më pak se vitin e kaluar nga akciza kryesisht për shkak të rënies së importeve të cigareve.
Të ardhurat nga TVSH-ja gjithashtu u grumbulluan 5.3 për qind më pak se plani. Aplikimi i tatimit në xhiron 2 milionë lekë duket se nuk ka arritur të formalizojë faturat e TVSH edhe në biznesin e madh ashtu siç priste qeveria. Rreth 4.6 miliardë lekë TVSH i mungojë planit, teksa rritja në raport me vitin e kaluar është vetëm 3.4%.
Gjithashtu të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin u grumbulluan në 19,9 miliardë lekë ose 5.3 për qind më pak se plani, teksa në raport me 7 mujorin e vitit të kaluar janë rritur me 3.3%.
Te ardhurat nga pushteti vendor patën ecuri pozitivë si në raport me planin e këtij viti, por edhe me faktin e vitit të kaluar. Arkëtimet ishin 4.3 për qind më të larta se 7-mujori 2017 dhe 16.2 për qind më të larta se plani i vitit.
Përformancën më pozitive në raport me faktin e vitit të kaluar e patën tatimi mbi të ardhurat personale dhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, të cilat u rriten përkatësisht me 10 dhe 9%.
Përqendrimi i aksionit të tatimeve në punësimin gri dhe rritja e punësimit nga ana tjetër ka rritur me 9 për qind të ardhurat nga sigurimet, teksa të ardhurat nga TAP gjithashtu po ndikohen nga punësimi dhe përfundimi i rivlerësimit te banesave.
Nisur nga ecuria jo e mbare e të ardhurave fiskale qeveria shqiptare nëpërmjet një akti normative ka ulur planin e të ardhurave te këtij viti me rreth 4 miliardë lekë. /Monitor/

tabela-7-mujori.png

Article Logic
Execution time: 0.0033881664276123