INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buzëqesh Hysaj...Napoli kampione

Buzëqesh Hysaj...Napoli kampione

Publikuar më: 19:05 10-01-2016

Ekipi i Napolit shpallet kampion i dimrit në kampionatin italian të futbollit. Nw ndeshjen e zhvilluar në transfertë me debutuesit e Frosinones, të kaltërit, ku luan dhe mbrojtësi shqiptar Hysaj, kanw shënuar plot 5 herë në portën e kundërshtarëve. Duke përfituar dhe nga humbja e Interit, ekipi i drejtuar nga Sarri u shpall zyrtarisht kampion i fazës së parë. Si gjithmonë argjentinasi Higuain me një dygolësh dhe më pas Albiol, Hamshik dhe Gabbiadini i dhanë fitoren Napolit kundër ekipt ku luan mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti, i cili nuk u aktivizua nga trajneri. Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate, Interi u mund në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 kundër Sassuolos. Ndërsa Genoa dhe Palermo morën 3 pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë. Në mbrëmje zhvillohet takimi mes Sampdorias dhe Juventusit, i cili përmbyll fazën e parë të kampionatit Italian.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383