Buzëqeshja e Mona Lizës, e cila ndoshta është një nga veprat më të vëzhguara në histori mund të jetë thjesht një "gënjeshtër". Të paktën kështu po pretendojnë një grup ekspertësh gjermanë.
Ekipi i tyre shqyrtoi simetrinën e buzëve të subjektit dhe muskujt në fytyrën e saj për të arritur në përfundimin se gruaja në portretin e famshëm të Leonardo da Vinçit të rilindjes së shekullit të 16 ndoshta nuk ishte duke buzëqeshur në një mënyrë të lumtur, sic është pretenduar.
Dijetarët dhe vëzhguesit e artit kanë qenë prej kohësh të hipnotizuar me identitetin e modelit në pikturë dhe emocionet që përcolli buzëqeshja e pakapshme e saj. Disa kanë sugjeruar se asimetria në buzëqeshjen e saj mund të jetë për shkak të dobësimit të fytyrës nga një gjendje mjekësore si paraliza e Bell. Por analiza e fundit hulumton shprehjen asimetrike të modelit nga perspektiva e neuropsikologjisë.
"Sipas disa teorive të influencës së neuropsikologjisë emocionale, ne interpretuam buzëqeshjen asimetrike të Mona Lizës si një buzëqeshje jo të vërtetë,",shkruan ekipi në studimin e tyre.
“Sigurisht, "gënjeshtra" mund të jetë një fjalë e forte për ta përshkruar por shkencëtarët e pranojnë se sa e pamundur është që dikush të kërkojë të ulet për orë të tëra mund të mbajë një buzëqeshje të vërtetë të lumtur gjatë gjithë kohës.Ne ndoshta nuk do të dimë saktësisht se çfarë mendonte modeli i Mona Lisa, por është interesante të mendohet për mundësitë”, nënvizuan ekpertët.