Mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin Soirée me Jonida Shehun ishin të ftuar binjakët Romeo dhe Donald Veshaj.
Ata folën për këngën që sapo kanë lançuar e titulluar “Margarita”, ku për tekstin e këngës janë kujdesur edhe Getinjo e Alban Kondi.
Në klipin e këngës ata shfaqen me shumë vajza të bukura, prandaj dhe moderatorja Jonida Shehu ju bëri pyetjen: “Në klip ju ishit shumë afër me gocat. Unë kam një pyetje. Të dashurat nuk bëhen xheloze?”
Romeo & Donald Veshaj: Kush të dashura?
Donald Veshaj: Nuk kemi të dashura.
Romeo Veshaj: Ah moj Jonid, pse erdha.
Donald: Nuk ekziston si pyetje se në qoftë se do kishim, do bëheshin. Gjë që do të thotë që pyetja bie.
Në këtë mënyrë, Romeo dhe Dondal Veshaj kanë lanë të nënkuptohej që vëllezërit janë single dhe jo në një lidhje.