Rrjetet sociale janë kthyer në sëmundjen që ka pushtuar njerëzit në ditët e sotme. Kudo në kafe në shtëpi, në rrugë, në ambientin e punës, Facebook-u Instagram, Snapchat, janë kthyer në aplikacione prej të cilave në një farë mënyre dashur pa-dashur kemi krijuar varësi. Kurioziteti ynë është gjithnjë e më i madh për të parë gjëra të reja që publikojnë personazhet, sidomos VIP-at në rrjetet e styre sociale. Ndoshta edhe vetë ne jemi ndër ata persona që mundohemi ta mbajmë profilin tonë sa më të gjallëruar. Sikundër ndodh me Kim Kardashian, apo shumë emra të tjerë edhe në Shqipëri ka shumë personazhe që publiku shqiptar ka dëshirën dhe kuriozitetin e madh t’i ndjekë në postimet e përditshme.
Në vendin tonë “Mbretëresha e Instagramit” është Enca, me plot 1.9 milionë ndjekës dhe tashmë në vend të dytë është Luana me plot 1.4 milionë. Pra moderatorja seksi ka fituar rreth 100 mijë ndjekës tani, duke lënë para Noizyn dhe Era Istrefin me 1.3 milionë ndjekës./intv.al