Një tjetër puntatë e “Për’puthen” ditën e sotme solli përqafime e debate në studio por edhe takime.
Në këtë takim mes Fatjonit dhe Anës veç batutave pati edhe një incident të vogël. Teksa po bënin shaka me njëri tjetrin në lidhje me dhuratën e Vitit të Ri dhe arsyen përse nuk janë paraqitur me dhuratë në këtë takim Fatjoni gjeti zgjidhjen e menjëhershme.
“Dhurata ime është një puthje” -tha ai dhe pasi u afrua ta puthte ju kap mikrofoni tek bluza e Anës. E tërhoqi me vete bluzen që kishte goxha dekolte dhe sigurisht që pa ate që fshihej pas saj. Pasi qeshën të dy, Fatjoni shprehu edhe mendimin e tij: “Ueeee sa të bukura i kishte”.