Gjermania është zyrtarisht jashtë Kupës së Botës. Kim Young-Gëon ka shënuar në minutën e 4-t të shtesës, duke mbyllur këtu aventurën e pancerave në Kupën e Botës. Në minutën e 6-të shtesë, Son shënoi edhe golin e dytë për Korenë pas një dalje të Neuer në zonën e kundërshtarëve.
Gjermania dominoi lojën që nga minuta e parë por rastet për të shënuar janë të pakët për shkak se koreanët mbrohen me tetë lojtarë shumë thellë në gjysmëfushën e tyre.
Ndërkohë Suedia ka treguar se disfata e sekondave të fundit ndaj Gjermanisë nuk ka ndikuar psikologjikisht duke mposhtur Meksikën me rezultatin e pastër 3-0. Pas një pjese të parë pa gola, ishte Agustinsson ai që zhbllokon rezultatin në minutën e 50’. Pas tij, kapiteni Granqvist dyfishon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe një autogol i Alvarez fundos më keq Meksikën e pashpresë teksa Suedezët sigurojnë kalimin në fazën e 1/8-ave.