Mesa duket ultimatum i Tom Hiddleson nuk ka funksionuar.
Taylor Swift është ndarë nga aktori i njohur. Pas tre muajsh shumë intensiv lidhje, ku dy artistët i prezantuan njëri-tjetrit edhe familjet respektive, ata kanë rënë në konsensus se marrëdhënia ka ardhur drejt fundit. Lajmin e bëjnë të ditur burime për revistën “People”, të cilët tregojnë se Tom dhe Taylor nuk kishin të njëjtat mendime sa i përket “reklamimit” të lidhjes së tyre. Siç duket kësaj here ka qenë Swift ajo e cila ka ndryshe nga i dashuri i saj, ka dashur të mbajë më private marrëdhënien. Megjithatë po të njëjtat burime konfirmojnë se aktori pretendent për rolin e “James Bond” dhe këngëtarja e “Wildest Dreams” kanë mbetur miq të mirë!