Antonela Berisha, ish-konkurrentja e Për’puthen, ka nisur një lidhje të re. Ndonëse doli “single” nga emisioni ajo ka gjetur dashurinë jashtë dhe këtë e ka konfirmuar vetë. E ftuar në “Ftesë në 5”, Antonela tregoi se është në njohje me një djalë që është personazh VIP, konkretisht i përket botës së sportit, por nuk zbuloi identitetin e tij.
Duke u ndalur te raporti me të, ajo tha se është edhe xheloz për gjëra banale. Dhe ajo nuk e vlerëson këtë gjë teksa shtoi se ai duhet ta durojë karakterin kompleks të saj.
“Po provoj ta njoh një djalë, por nuk e di a jam gati realisht. Nuk është i Për’puthen. Është personazh VIP, por jo i Për’puthen. Është personazh i sportit. Për gjëra banale bëhet xheloz, unë nuk i jap shkas, por janë të sëmurë njerëzit. Kush është xheloz është i sëmurë. S’duhet të jetë xheloz posesiv, fanatik dhe të durojë karakterin tim të vështirë që kam”, tha Antonela.