INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bylykbashi: Përgjegjësinë e humbjes duhet ta gjejmë te vetja. Njollat e korrupsionit na ulën kokën

Bylykbashi: Përgjegjësinë e humbjes duhet ta gjejmë te vetja. Njollat e korrupsionit na ulën kokën

Publikuar më: 16:12 30-06-2017

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar pas krizës në të cilën është futur Partia Demokratike e cila do të rizgjedh kryetarin partisë. Por duket se gjithë proces ka ngjallur tek demokratët pakënaqësi ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat ndaj Bashës për mënyrën sesi po organizohet procesi. Nëpërmjet një statusi në facebook Bylykbashi, bën thirrje për reflektim ndërsa u kërkon demokratëve ta gjejnë përgjegjësinë e humbjes brenda vetes dhe gabimeve që demokratët bën në këto vite. Por ai shkon edhe më tej duke një piramidë pushteti me bazament të thellë kriminaliteti.
“Në këtë ditë të vështirë, të gjithë bëjmë reflektimin tonë, kërkojmë shkaqet, arsyet dhe përgjegjësitë brenda vetes dhe mes nesh, kemi të qartë që përballë kemi një piramidë pushteti që e ka majën në dritën e ligjit dhe bazamentin thellë në kriminalitet, por kjo nuk duhet të na shmangë nga përpjekja për t'u ri ngritur me dinjitet e pa njollat e korrupsionit dhe abuzimit që na ulën kokën në 2013, apo gabimet që bëmë në këto vite. Por analiza do të vijë shpejt”-shkruan Bylykbashi i cili pjesën më të madhe të shkrimit ua kushton gjithë aktivistëve demokrat që punuan në të gjitha strukturat e Partisë Demokratike në Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.0018470287322998