INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Byroja e Kuvendit përjashton për 10 ditë deputetin Noka. Opozita braktis seancën

Byroja e Kuvendit përjashton për 10 ditë deputetin Noka. Opozita braktis seancën

Publikuar më: 16:32 16-02-2017

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për 10 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka nga punimet e Kuvendit. Deputetët e Partisë Socialiste depozituan në Kuvend kërkesën për përjashtimin e Nokës nga parlamenti. Shkak u bë përplasja që deputeti i opozitës pati me Erion Braçe brenda sallës së Kuvendit pak orë më parë. Noka qëlloi me kartonin e votimit Braçen ndërsa nënkryetarja e kuvendit Valentina Leskaj i kërkoi deputetit të opozitës që të largohej nga salla. Sherri pengoi zhvillimin normal të seancës e cila u ndërpre disa herë. Shkak për mosnisjen e seancës u bë edhe prania e Nokës në sallë, i cili hyri me forcë. Pas vendimit të Byrosë, për përjashtimin me 10 të Nokës opozita vendosi të braktis seancën parlamentare. Mbledhja u Byrosë u thirr nga Partia Socialiste dhe është drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i sapo kthyer nga një vizitë jashtë vendit. Por nga ana tjetër edhe opozita depozitoi kërkesën për përjashtimin e deputetit Braçe nga Kuvendi. Kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381