INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Byroja Vendos: Ndëshkohen deputetët e opozitës por dhe një socialist

Byroja Vendos: Ndëshkohen deputetët e opozitës por dhe një socialist

Publikuar më: 11:41 21-12-2017

10 ditë të përjashtuar 7 deputetë të opozitës. Ky është vendimi i Byrosë së Kuvendit, katër ditë pas protestës së opozitës brenda dhe jashtë parlamentit ku u hodhën tymues brenda ambienteve të Parlamentit. Por ndëshkim ka marrë edhe deputeti socialist Bujar Çela, i cili pati një incident me deputeten e LSI, për të cilin Byroja vendosi përjashtimin me 5 ditë.
Byroja pranoi kërkesën e një grupi deputetësh të grupit parlamentar të PS për të përjashtuar deputetët: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia.
Mbledhja nisi me debate, pasi opozita ka kërkuar prezencën e medias, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271