INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’armatosja e Shqipërisë. Të fundit për buxhet dhe armatim në botë [VIDEO]

Publikuar më: 16:49 25-04-2017

Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk po ndjek trendin për të rritur shpenzimet ushtarake nën kërcënimin e një lufte botërore. Edhe në situatën kur po flitet gjithmonë e më shumë për tensionet në Ballkan vendi ynë vijon të mos i kushtojë rëndësi ushtrisë dhe armatimit të saj. Sipas shifrave të reja të bëra publike nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Kërkimin e Paqes (SIPRI), Shqipëria renditet e fundit në hartën e shpenzimeve ushtarake botërore. Grafikët tregojnë se vendi ynë  është i 117 në listë,  me 0.2 të GDP të harxhuar në vitin 2016 për shpenzime ushtarake dhe i 27-ti në listën e NATO-s bazuar po në këtë vlerësim. Vendet me rritjen më të madhe relative në shpenzimet ushtarake midis 2015 dhe 2016 janë në Evropën Qendrore. Shpenzimet e përgjithshme në Evropën Qendrore u rritën me 2.4 për qind në vitin 2016.  Sipas ekspertëve rritja e shpenzimeve nga shumë vende në Evropën Qendrore mund t'i atribuohet pjesërisht faktit se Rusia po përbën një kërcënim më të madh. Por edhe pse drejtuesit shqiptarë flasin për bashkime të vogla, nëse përjashtohet mundësia e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe për rritje të konflikteve në Ballkan, pajisja e ushtrisë me armatime moderne ashtu siç në fakt kanë bërë shumë vende të Evropës, nuk është marr seriozisht nga Shqipëria. Përkrahë deklaratave të forta që bëjnë herë pas here liderët shqiptarë, , faktet tregojnë se ushtrisë shqiptare nuk po i kushtohet rëndësi në këto kohë kur në Ballkan dhe më gjerë parashikohen trazira.

Article Logic
Execution time: 0.0041930675506592