Blendi Fevziu ka treguar në Kolaudim, për informacionet që ka shkëmbyer më gazetarë të ndryshëm si ata të BBC-së, Deutsche Welle etj, në lidhje me kanabisin në Shqipëri.
Fevziu është shprehur se ka kontaktuar drejtpërsëdrejti me gazetarët e ardhur në Shqipëri në shtator të 2016-ës. Sigurisht që objekti i diskutimit mes tyre ishte kanabisi, pasi ky “fenomen” ka bërë bujë në Evropë dhe jo vetëm, e rrjedhimisht nuk mund t’i shpëtonte gazetarëve të mediave të huaja më në zë.
Ata i kishin thënë që Shqipëria është një ndër eksportuesit më të fuqishëm të kanabisit thuajse në të gjithë Evropën dhe ky informacion vinte nga shërbimet sekrete të vendeve të tyre.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: