Ç'do të ndodhë këtë vit me ‘EUROVISION 2020’? Ja vendimi përfundimtar [FOTO]
Publikuar më: 20:28 18-03-2020
Çfarë do të ndodhë këtë vit me ‘Eurosong’? Merret vendimi përfundimtar Edhe festivali i “Eurovizion” ka patur të njëjtin fat si kampionati europian i futbollit për shkak të Koronavirusit. Organizatorët e festivalit, që do të zhvillohej nê maj në Hollandë, kanë vendosur ta shtyjnë për vitin tjetër. Ata e kanë dhënë lajmin përmes rrjeteve sociale. Shqipëria do përfaqësohej këtë vit nga Arilena Ara që ka gati edhe versionin final të këngës në anglisht “Falling from the sky”. Mbetet akoma mister nëse vitin tjetër do zhvillohet me të njëjtët konkurrentë apo me përfaqësuesit e rinj që do nxjerrin festivalet.