INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’do të ndodhë pas ‘’djegies’’ së mandateve, Basha: ‘’Vijojmë me protestat në Tiranë dhe rrethe’’

Ç’do të ndodhë pas ‘’djegies’’ së mandateve, Basha: ‘’Vijojmë me protestat në Tiranë dhe rrethe’’

Publikuar më: 20:43 22-02-2019

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë, kryedemokrati Lulzim Basha bëri të njohur për mediat vendimet e marra sot. Sipas tij, demokratët kanë vendosur të protestojnë jo vetëm në rrethe por edhe në kryeqytet, madje për këtë do të hartohet një kalendar me të gjitha datat.

“Do hartojmë një kalendar protestash popullore në të gjithë vendin dhe protestave kombëtare në Tiranë”,- u shpreh kryedemokrati.

Vendimi i dytë kishte të bënte me “ngritjen e shtabeve politike dhe organizative në nivel qendror dhe lokal, të cilët në bashkëpunim me opozitën e bashkuar do bëjnë të mundur përparimin me këtë kalendar pune”.

Po ashtu Basha tha se demokratët bashkë me protestat do vazhdojnë të shpalosin alternativën dhe programin e PD. Ai shtoi se partia synon të fuqizohet dhe se nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme, prandaj edhe po punohet për gjetjen e kandidatëve më të denjë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049