INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’duhet të bëni kur mbeteni pa punë

Ç’duhet të bëni kur mbeteni pa punë

Publikuar më: 17:56 23-03-2016

Të gjithë pyesim veten, se çfarë do bënim, nëse një ditë do e shihnim veten pa vendin tonë të punës.

Me ndihmën e miqve, apo familjarëve mundohemi të ecim përpara dhe mos të trishtohemi për atë çka humbëm  dhe të  mësohemi me rutinën e përditshme. Disa persona e zgjedhin vet largimin nga puna, disa të tjerë jo. Jeni të dëshpëruar që  që humbët punën tuaj? Ja ku na vjen në ndihmë, psikiatri Michael Bennett, i cili na ka dhënë disa këshilla  sesi të kalojmë periudhën e keqe të humbjes së punës.

1. Të nxirrni një mësim nga kjo eksperiencë

Kur një marrëdhënie mbaron, mund të marrim një mësim në mënyrë që mos ta përsërisim herën tjetër. Duhet të pyesim veten, nëse  mund të na shërbejë diçka nga kjo punë që kishim, për të na ndidhmuar të mos gabojmë te puna tjetër. 

2. Mos e fajëso veten tënde

Në shumicën e rasteve, të gjithëve na kap dyshimi, nëse vërtet ishim të aftë apo jo, por ky lloj arsyetimi  do bëjë që të kemi probleme edhe me personalitetin tonë.  Mos i bëni thirrje vetes, që të gjeni punë tjetër direkt, sepse nuk jeni mirë me financat, pasi kjo gjë nuk nxjerr asgjë në dritë për mirë. Merreni lehtë!

3. Bëhuni pozitivë

Bëni një listë, të atyre gjërave të mira që keni bërë në punën e mëparshme, pasi do ndihmojë që jo çdo gjë ta shihni me negativitet. Edhe pse është vështirë në këtë gjendje që jeni, mjafton që herë pas herë të shihni këtë listë.

4- Bëni një jetë të shëndetshme

Shumë studime sugjerojnë se ushtrimet mund të ju ndihmojnë të largoni stresin. Nëse konsumoni  një vakt të mirë është  e rëndësishme. Përveç kësaj, duke bërë një gjumë të rregullt, do ju ndihmojë  të kaloni këtë  moment jo të mirë të jetës suaj.

5. Harrojeni zemërimin

Sipas Michael,  kjo ndjenjë është normale, por sa më shumë  përqëndrohemi  në këto  ndjenja, aq më pak do jeni  në hapat e dobishme si psh: vetëvlerësimi, duke u kujdesur për veten në mënyrën e duhur.

6. Pranoni se ndoshta nuk ju përshtatet aq sa duhet

Ndoshta puna që sapo keni lënë,nuk ishte aq keq, por ishim ne që nuk u përshtatëm sa duhet. Besoni te shprehja: Kur një derë mbyllet, tjetra hapet. 

Article Logic
Execution time: 0.0036602020263672