INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë s’u tha në rrjet, por a vërteton ky DETAJ se PËRPUTHEN është me skenar? Ja për çfarë bëhet fjalë!

Çfarë s’u tha në rrjet, por a vërteton ky DETAJ se PËRPUTHEN është me skenar? Ja për çfarë bëhet fjalë!

Publikuar më: 11:23 02-05-2021

Melisa dhe Andi janë përfolur gjithmonë për një lidhje mes tyre, por u desh klipi i këngës së dytë që ata më në fund të dilnin hapur. Melisa ka ndarë me ndjekësit në instagram një foto ndërsa pozon sipër kurrizit të Andit duke i hedhur duart në qafë.

Krahas fotos ajo më në fund e pranon lidhjen mes tyre dhe i shpreh atij gjithë ndjenjat.

“Nuk e di nëse jam e lumtur për suksesin e këngës, apo për faktin që tashmë mund t’ja tregoj gjithë botës se sa shumë të dua. Oh prit ndoshta vetëm për këngën, sepse për mua ti je e gjithë bota”, shkruan ajo krahas fotos që ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave dhe miqve të çiftit të cilët nuk i kanë kursyer urimet me këtë rast.

Dhe pas kësaj lidhjeje lindin shumë hije dyshimi të tjera. Pra, Andi dhe Tea dolën çift nga emisioni, ndërkohë që pas disa ditësh u vërtetua që ata na kanë gënjyer e janë shtirur sepse Tea ka qenë në një lidhje me Beartin, ish-konkurrentin tjetër.

Shpesh herë u komentua edhe për një lidhje mes Andit dhe Melisës, lidhje për të cilën Melisa akuzonte mediat dhe thonte që janë shpifje.

Madje ajo shkoi deri atje sa të mbyllte Instagramin, me pretekstin për të fituar pak qetësi nga gjërat që thuheshin në rrjet për të.

Mirëpo, një gjë është e sigurtë, fakti që këta çifte duhet të silleshin ndryshe në emison, për të mos zhgënjyer fansat e shumtë që kishin fituar dhe të mos ndryshonte rrjedha e Përputhen.

Si përfundim, ndjenjat nuk kontrollohen, por se kur duhet t’i shprehim e t’i bëjmë publike ato PO.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656