Spektakël, muzikë dhe shumë argëtim ka përcjellë nata e parë e Festivalit Europian të Këngës që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.
Fituesja e vitit të kaluar, këngëtarja vendase Netta, hapi festivalin me një variant të ri të këngës së saj “Toy” duke ndezur atmosferën që në fillim të mbrëmjes.
Përveç këngëve konkurruese në festival performoi gjithashtu dhe një tjetër fituese izraelite e Eurovizionit, Dana International. Por tani le te shijojme pak nga performanca qe surprizoi te gjithe, Netta me Toy.
5 shteteve të cilët janë kualifikuar automatikisht në finale Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli, do t’u bashkohen edhe dhjetë finalistë të tjerë nga mbremja e shkuar.
Ata janë: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.
Eurovizioni këtë vit, përveç se u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, gjithashtu u ndoq drejtpërdrejtë dhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord të mbi 200 milionë shikues.
Nata tjetër gjysmëfinale do të transmetohet më 16 maj, ku do të këndojë edhe përfaqësuesja shqiptare, Jonida Maliqi. Ajo është cilësuar si femra me vokalin më të mirë këtë vit dhe kënga gjithashtu me një stil luftarak dhe e fuqishme.