INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'i ka ndodhur Besës gjatë xhirimit të klipit? Këngëtarja: 'Jo korona, por më keq ...' [FOTO]

Ç'i ka ndodhur Besës gjatë xhirimit të klipit? Këngëtarja: 'Jo korona, por më keq ...' [FOTO]

Publikuar më: 12:27 15-08-2020

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima publikoi projektin e saj më të fundit muzikor, të titulluar ‘Don’.

Ndërsa pak më parë ajo ka ndarë në llogarinë e saj disa foto të shkëputura nga xhirimet e projektit, gjatë të cilit ka treguar se ka qenë shumë sëmurë.

“Kam qenë shumë sëmurë teksa xhiroja ‘Don’. Jo Corona, më keq. Faleminderit skuadrës sime që më bëri të dukem mirë kur ndihesha…”, ka shkruar Kokëdhima në postimin e fundit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se kënga e Besës është pritur shumë mirë dhe se fansat e saj nuk kanë ngurruar ta dëgjojnë dhe etiketojnë atë në postimet e ndryshme në rrjetet sociale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494