INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ç’janë këto emisione, pash Zotin’ Moderatorja reagon për herë të parë dhe nxjerr ‘zbuluar’ shkrimtaren: mDontë të ...’

‘Ç’janë këto emisione, pash Zotin’ Moderatorja reagon për herë të parë dhe nxjerr ‘zbuluar’ shkrimtaren: mDontë të ...’

Publikuar më: 20:30 08-12-2020

Një video e shkëputur nga emisioni "Pasditja ime" në RTSH me protagoniste shkrimtaren Mimoza Ahmeti bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Në videon e publikuar duket sikur Ahmetit i është ndërprerë fjala për shkak të reklamës, apo të të ftuarit tjetër dhe prandaj ajo u acarua. 

“Po ç'është kjo ftesë moj më qafsh, paj zotin, ça janë këto emisione. Më falni aa! Drejt për drejt je?! A më fal të kërkoj ndjesë, por nuk ftohet një personalitet për t’i prerë fjalën se erdhi reklama e erdhi tjetra”,- tha shkrimtarja gjatë transmetimit live. 

Duke parë reagimin shumë personave të cilët kanë vërshuar në komente në rrjetet sociale, gazetarja Gerta Gixhari ka dashur që të bëjë një sqarim për publikun.

“Në Instagram kam postuar pjesën e plotë të momentit ku kuptohet shumë qartë që unë nuk i kam ndërprerë fjalën, madje librin ja dhashë me dorën time, megjithëse kishte kaluar koha televizive për të cilën Moza ishte vënë në dijeni. Ajo reagoi ashtu pasi donte të qëndronte më shumë duke marrë kohën e të ftuarve të tjerë",- ka thënë Gixhari për Top Albania Radio.

Ajo ka ri-postuar videon e emisionin, por këtë herë më të plotë ku tregohet qartë se çfarë ndodhi gjatë emisionit që dërgoi në acarimin e shkrimtares Mimoza Ahmeti.

"Ky është momenti real që kundërshton çdo mendim të supozuar se ia ndërpreva fjalën teksa lexonte",- shkruan Gixhari bashkëngjitur videos. 

Article Logic
Execution time: 0.0027980804443359