INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ju duhet për t’u bërë një blogere e suksesshme? Ua tregon Armina, flet dhe për Shkëlzenin: Se dija që është djali i Berishës! [FOTO]

Ç’ju duhet për t’u bërë një blogere e suksesshme? Ua tregon Armina, flet dhe për Shkëlzenin: Se dija që është djali i Berishës! [FOTO]

Publikuar më: 18:02 05-02-2019

Blogerja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të njohur të shoëbiz-it dhe komentohen për çdo detaj nga jeta e tyre. Së fundmi, Armina ka dhënë një intervistë për revistën' Elite' dhe ndër të tjera ka treguar variantin e vërtetë se si është njohur me Shkëlzenin.

'Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka', rrëfeu Armina.

Ajo është shumë e suksesshme si blogere dhe ka më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram. Në intervistën e fundit, Armina ka rrëfyer se ç’i duhet një blogereje për t’u bërë e suksesshme si ajo.

“Mendoj që një blogere që të quhet e suksesshme apo të paktën blogere, duhet të gjenerojë diçka nga puna që bën në përfitim të saj. Nuk ka asgjë të keqe për vajzat që e provojnë dhe e kanë ëndërr, por patjetër që të quhesh e tillë minimalisht duhet të bashkëpunosh me dyqane, brande, hotele etj. Sigurisht në momentin që je e ftuar në Javë Mode në Paris apo Milano, je në një hap më të gjerë sesa thjesht brenda Shqipërisë [...].” – tha Armina. 

Ndërsa lidhur me bashkëjetesën me djalin e ish-kryeministrit, Armina pohoi se si çdo çift edhe ajo grindet me të fejuarin e saj:

“Ditët tona nisin duke ngrënë mëngjes së bashku, më pas të dy dalim për punët përkatëse dhe takohemi në darkë për të ngrënë së bashku, për të parë një film dhe për të biseduar. Unë i adhuroj këto rutina dhe për mua janë pasuria e jetës. Fundjavave drekojmë me familjet tona dhe prindërit tanë së bashku, kryesisht të dielën mund të frekuentojmë edhe ndonjë Spa. Shkëlzeni si bashkëjetues është i thjeshtë, ndoshta sepse përshtatemi shumë në gjërat që dëshirojmë dhe në rutinat që kemi. Na pëlqen të ndjekim të njëjtët filma, të flemë në një orar, kemi të njëjtën shije jo vetëm në të ngrënë, por edhe tek pijet. Por si çdo çift dhe ne kemi momente grindjeje. Do gënjeja nëse do të thoja “jo”. Kryesisht grindemi për gjëra të vogla, siç mund të jenë, vonesa për të shkuar diku apo diskutime të tilla. Asgjë me rëndësi fatmirësisht deri tani.”

rtm.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028989315032959