INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ka ndodhur sot në gjyqin e Emiliano Shullazit

Ç’ka ndodhur sot në gjyqin e Emiliano Shullazit

Publikuar më: 15:03 25-07-2017

Është mbajtur në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca e rradhës për Emiljano Shullazin. Gjatë kësaj seance kanë dëshmuar disa tregtarë të cilët kanë akuzuar biznesnin që ka paditur Shullazin, Ylvi Beqja se iu ka marrë para borxh dhe s'i ka kthyer më.
"I kam dhënë 150 mije euro borxh Ylvi Beqjas për të blerë një pronë, por nuk mi ka kthyer më. Unë kam hyrë si garant dhe tek dy persona të tjerë. Di që Ylvi Beqja ka pasur marrëdhënie miqësore me Emiljano Shullazin", - tha Sali Cakja, një prej dëshmitarëve duke akuzuar Beqjan se e ka mashtruar.
Ylvi Beqja, është dëshmitari kyç kundër Emiljano Shullazit dhe të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Krimet e Rënda zhvilluan sot seancën e fundit për këtë sezon për dosjen "Shullazi". Ndërsa mësohet se seanca tjetër transferohet në 12 shtator.

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336