INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’mendojnë shqiptarët për situatën ekonomike në vend?[VIDEO]

Publikuar më: 14:38 14-08-2017

Një pjesë e madhe e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike e vendit është e mirë. Përfundimi ka dalë nga një anketim i kryer nga eurobarometër, për llogari të Komisionit Europian. Sipas vrojtimit, 55 për qind e shqiptarëve mendojnë se gjendja ekonomike e Shqipërisë është përgjithësisht e mirë, 44 për qind e vlerësojnë atë përgjithësisht të keqe, ndërsa 1 për qind nuk ka dhënë asnjë vlerësim. Eurobarometëri ka pyetur 1083 persona, gjatë periudhës nga 20 deri në 28 maj të këtij viti, që përkon me çeljen e fushatës elektorale. Intervistat janë zhvilluar ballë për ballë dhe rezultatet u publikuan në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

Ky është një vrojtim periodik, që komisioni e bën për të gjitha vendet anëtare dhe ato kandidate. Sipas tij, krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar, pjesa e shqiptarëve që e vlerësojnë të mirë gjendjen ekonomike është rritur.
Por rezultati më surprizë, është se shqiptarët e vlerësojnë më pozitivisht ekonominë edhe se sa qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian, ndonëse i kanë të ardhurat për frymë 3.3 herë më pak se ta. Pra mund të thuash se kënaqemi dhe me pak. Sipas vrojtimit, në BE, janë vetëm 45 për qind e qytetarëve që e vlerësojnë si të mirë situatën ekonomike të vendit të tyre, ndërsa 51 për qind mendojnë se ajo është e keqe.

Article Logic
Execution time: 0.0017631053924561