Policia rrugore ka rritur prezencën në autostradën Tiranë–Durrës, ku ka pikasur drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi të madhe, pavarësisht reshjeve të shiut. 18 leje drejtimi janë pezulluar vetëm gjatë orëve të vona.
“Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara duke u kthyer në burim aksidenti. 143 – 179 Km/h. E pa pranueshme kjo shpejtësi dhe ne kushtet e lagështirës në rrugë. 18 Leje Drejtimi të pezulluara gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit” thuhet në njoftimin e policisë. Por, policia ka edhe një apel ndaj drejtuesve: “Festoni, argëtohuni, por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor”.