INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ndodh në trupin tuaj kur pini ujë të ftohtë, të vakët dhe të ngrohtë?

Ç’ndodh në trupin tuaj kur pini ujë të ftohtë, të vakët dhe të ngrohtë?

Publikuar më: 07:39 28-09-2018

Në një hulumtim, pacientëve të cilëve u është ngadalësuar transporti i materieve nga organet e tretjes në zorrë, u janë dhënë racione të temperaturave të ndryshme. Temperatura e ujit mund të ndikojë shumë në trupin tonë, në tretje dhe metabolizëm, rekomandojnë ata të cilët praktikojnë Ajurvedën dhe mjekësinë kineze.

Uji i ftohtë ngadalëson gjithë procesin e tretjes dhe gjithë traktin digjestiv, sepse ngadalëson qarkullimin e gjakut në stomak dhe në organe të brendshme dhe ngadalëson sekrecionin e enzimave.

E gjitha kjo çon deri në stagnimin e qarkullimit dhe ngadalësimin e metabolizmit. Uji i cili ka temperaturën e dhomës ose është i ngrohtë ka efekte pozitive, sepse ndihmon qarkullimin në traktin digjestiv dhe stimulon tretjen.

Pacientëve të cilëve u është ngadalësuar transporti i materieve nga organet e tretjes në zorrë, u janë dhënë racione të temperaturave të ndryshme. Rezultatet kanë treguar që racionet e ngrohta dukshëm kanë lehtësuar këtë proces. Një arsye më shumë që të pini ujin i cili ka temperaturën e dhomës apo është i ngrohtë është që ai shpejt dhe lehtë absorbohet në sistemin tonë, prandaj na bën më të hidratuar gjatë ditës.

Uji i ftohtë më shpejt kalon nëpër stomak, prandaj mund të dehidratohemi më shpejt. Ju këshillojmë që të pini sa më shumë lëngje, qofshin ato të ftohta apo të ngrohta që organizmi juaj të jetë i hidratuar. Provoni më shumë opsione derisa të gjeni ndonjë i cili i bën mirë organizmit dhe shëndetit tuaj. Më e rëndësishme është që të ndiheni mirë dhe të jeni aktivë dhe të shëndetshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105