Pas një kohe të gjatë pauze përshkak të pandemisë, Ledri Vula kishte planifikuar të mbante një koncert në Helsinki.
Por jo gjithçka shkoi mirë pasi reperit iu ndalua hyrja në shtetin finlandez dhe iu desh të anulonte koncertin e paralajmëruar.
Sipas prive reperit nuk iu lejua hyrja në shtet, meqenëse si shtetas kosovar, ai po udhëtonte nga Gjermania.
Hyrja në Finlandë është e ndaluar deri në rastin që ju siguroni një certifikatë të vaksinimit kundër COVID-19 ose një certifikatë që tregon se personi është rikuperuar nga COVID-19.