Ai është një nga reperët më në zë të momentit. Falë një freestyle të kënduar në emisionin e Mertion Mjekiqit, ai fitoi një famë të jashtëzakonshme duke kaluar edhe kufijtë shqiptarë.
Së fundmi Don Xhoni ka shqetësuar fansat pasi ka anuluar koncertin e tij në Ulqin për shkak të një aksidenti në familje. Këtë lajm e ka bërë vetë me dije për të gjithë ndjekësit e tij.
Pas mesnatës, nëpërmjet një postimi në “InstaStory” reperi ka dhënë një sqarim lidhur me anulimin e koncertit duke bërë me dije se diçka e rëndë i ka ndodhur në familje, por nuk ka dhënë shumë detaje.
“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,”- shkruan ai.