Një video që po qarkullon sot në rrjete sociale tregon arrestimin e një prej konkurentëve të “Për’puthen”.
Bëhet fjalë për Princin, i cili shihet i shoqëruar nga policia shqiptare.
Përveç pamjeve ende nuk janë mësuar detaje se për çfarë bëhet fjalë dhe kur ka ndodhur ngjarja.
Princi është njëri prej konkurentëve të ri në këtë show, i cili ka arritur të krijojë situata jo fort të këndshme dhe debate të shumta me konkurentët e tjerë, sidomos me vajzat.
Që nga hyrja e tij ai ka realizuar takim me Jasminën ndërsa së fundmi është fokusuar te Aristela për të cilën po shpreh pëlqim të madh.
Ndryshe jeta e konkurentëve të “Për’puthen” ka ndryshuar tërësisht me hyrjen e tyre në spektakël.
Ata janë në fokus të medias dhe publikut dhe çdo lëvizje dhe ngjarje në përditshmërinë e tyre përbën lajm.