Opinionisti Arjan Konomi ka debatuar shpesh me djemtë e “Përputhen”. Ditën e djeshme ai debatoi ashpër me Kristianin, për të cilin hodhi akuza të rënda. Konomi tha se Kristiani u jep drogë konkurrentëve, mes të tjerëve dhe Erlindit.
“Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij, tani është bërë fluturon fluturon gomari”, tha opinionisti.
Së fundmi, djemtë e “Përputhen”, konkurrentë dhe ish-konkurrentë janë mbledhur bashkë dhe e kanë thumbuar në rrjete sociale. Atdheu ka publikuar një foto krah Erit, Erlindit, Kristianit dhe Arsimit. “Burrëria nuk matet me fjalë”, ka shkruar ai krahas fotos.
Ky shkrim është parë si thumb për Arjanin. Kujtojmë se më herët opinionisti i ka krahasuar me eskorta. “Silleni si eksortë, sikur jeni djem me pagesë që ju marrin nëpër takime”, ishte deklarata e tij.