Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Efit me Mevlanin. Ndonëse takimi shkoi për bukuri, situata u përkeqësua në studio. Teksa Efi tha se Mevlani ka pëlqim të madh për të, konkurrenti e mohoi. Kjo nuk u prit aspak mirë nga konkurrentja, e cila e quajti të paqëndrueshëm dhe vendosi të ndërpriste takimet me të.
Efi: More ti po thua që ke pëlqim të madh për mua
Mevlani: Kush ta tha ty moj?
Efi: Kush???
Bora Zemani: A nuk e the ti Mevlan?
Mevlani: Thashë kam pëlqim, nuk thashë kam pëlqim të madh
Efi: Okay Mevlan, me këtë që bën unë zyrtarisht…ti me mua nuk del më! Kaq! Nuk kam më nerva për Mevlanin, një herë thotë të kam qejf, një herë thotë nuk të kam, një herë thotë të pëlqej, një herë thotë jo. I shkon muhabetit rreth e rrotull.