Gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, moderatorja Einxhel Shklira tha se aktori Donald Veshaj kishte marrë famë prej historisë së dashurisë me moderatoren Bora Zemani. Dhe me sa duket kjo është arsyeja se përse Einxhel Shkira ende ironizon Donald Veshajn dhe emisionin e tij, për të treguar se kishte të drejtë.
Moderatorja nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale këto kohë, por është rikthyer ditën e djeshme me energji të plota dhe duket se ka patur shumë për të thënë. Mes tyre edhe një ironi për Donaldin.
Moderatorja ka shkruar një status në të cilin shprehet: “Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 puntata flasin vetëm për vete. Ky është stili i moderimit ‘a doni më për Belulin’.”.