INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'ndodhi? Gigi Hadid heq nga lista e miqve ish të dashurin e fundit

Ç'ndodhi? Gigi Hadid heq nga lista e miqve ish të dashurin e fundit

Publikuar më: 14:28 09-11-2019

Përpara 1 muaji Gigi Hadid i dha fund romancës me Tyler Cameron që zgjati shumë pak. Tashmë ata të dy kanë vendosur që ta largojnë njëri-tjetrin edhe nga bota virtuale, duke qenë se nuk ndiqen më në ‘Instagram’. Ka qenë e para Gigi ajo që ka ndërmarrë këtë hap, por duket se mes tyre nuk ka armiqësi. “Tyler vazhdon ta shoh Gigin si një shoqe. Ata ishin shumë të afërt bashkë dhe ai vazhdon ta pëlqejë dhe respektojë atë, edhe pse pjesa romantike mes tyre ka marrë fund”, ka thënë një burim për “Us Weekly”.

I njëjti burim ka shtuar se ky veprim i modeles nuk do të thotë se ata nuk flasin më bashkë apo se janë ndarë në mënyrën më të keqe. Hadid dhe Cameron u panë për herë të parë bashkë në muajin gusht dhe në 1 tetor Tyler tregoi publikisht se ishte sërish beqar. Ylli i spektaklit “Beqari” pak ditë pas ndarjes tha se ai dhe Gigi kishin mbetur miq të mirë, që mbeten në kontakt kur u duhet të jenë pranë njëri-tjetrit

dy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022339820861816