INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ndodhi gjatë përballjes me Noizy-n në gjykatë? Flet Stresi, ja ç’i tha ish-armiku i tij!

Ç’ndodhi gjatë përballjes me Noizy-n në gjykatë? Flet Stresi, ja ç’i tha ish-armiku i tij!

Publikuar më: 16:30 04-07-2021

E nisën bashkë për t’i ndarë rrugët më vonë dhe shndërruar në ‘armiqtë’ më të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare.

Bëhet fjalë për Stresin dhe Noizyn, të cilët prishën miqësinë pa zbuluar kurrë arsyet.

Armiqësia u zgjerua edhe tek miqtë dhe fansat e tyre duke arritur edhe deri te përplasjet fizike duke krijuar idenë se kjo nuk do të përfundonte kurrë.

Por duket se ata kanë lënë pas të kaluarën dhe janë bërë miq sërish.

Në projektin e fundit të publikuar me titull “Unë foli i fundit”, Stresi i kërkoi falje familjes së Noizyt.

Kanë qenë fansat që kanë vënë re se në një pjesë të tekstit ai i kërkon falje familjes së Noizyt. “Unë ty të fala nuk të çoj, por veç familjes tënde. Unë jam djali i Sali Lushës, kërkoj falje për do të shame.”- thotë ndër të tjera në tekst Stresi.

Ndërkohë këtë deklaratë ai e ka sqaruar mbrëmjen e djeshme gjatë një videoje live me Kozak Braçin. Stresi shprehet se ai ka pasur nxitje nga persona të tjera për konfliktin me Noizy-n, nga njerëz që ai thotë se nuk u flet më. Ai thotë se i ka kërkuar falje familjes së Noizy-t për të ofendimet që ju ka bërë më parë përmes muzikës, sepse nuk ndjehet fare krenarë për të shkuarën e tij.

“Kemi qenë problematik, tani jemi bërë serioz. Ka pasur nxitje nga mbrapa, me persona që unë sot s’jam me ta, por kam bërë për ta. Falje ju kërkoj të gjithë atyre që unë ju kam ofenduar familjen, sepse burri që është burrë nuk e shan familjen. Me ato te shara që kam bërë unë në muzikë, në hip hop, nuk jam krenarë fare dhe unë thjesht i kam kërkuar falje në emrin tim dhe si djali i filanit”, shprehet Stresi.

Ndër të tjera ai ka treguar se çfarë i ka thënë Noizy gjatë përballjes së tyre në gjykatë para 10 vitesh pas një sherri banal.

“Po del sipër të tjerëve kot, ne jemi këtu, mund t’ja dalim bashkë. Edhe s’kanë për të dalë njerëzit ashtu siç mendon ti dhe ashtu ndodhi po ç’rëndësi ka”, tha Stresi duke zbuluar fjalët e Noizy-t.

Article Logic
Execution time: 0.0023109912872314