IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ç'ndodhi? 'Hazall' u infektua me koronavirus, i dashuri i saj kritikohet për veprimin e tij

Ç'ndodhi? 'Hazall' u infektua me koronavirus, i dashuri i saj kritikohet për veprimin e tij

Publikuar më: 17:26 21-09-2020

Aktorja Alina Boz pak ditë më parë konfirmoi se ka dalë pozitive me koronavirus.

Ajo u karantinua në shtëpi dhe bëri të ditur se është mirë me shëndet.

Ndërkohë që Alina është infektuar, i dashuri i saj, këngëtari Mithat Can Ozer është kritikuar për veprimin e tij.

Ai është parë në rrugë duke shëtitur qenin dhe nuk kishte vendosur maskë duke thyer rregullat e duke vendosur në rrezik jetën e tij.

Kur u pyet nga gazetarët, këngëtari tregoi se e ka bërë testin dhe është mirë.

Madje ai tha se edhe Alina tashmë është mirë dhe ka nisur xhirimet e serialit.

Alina Boz u bë e njohur në vendin tonë me rolin e “Hazallit” në serialin “Fate të kryqëzuara” e më pas luajti rolin e “Azrës” në serialin “Mos ma lësho dorën”.

Aktualisht aktorja po xhiron për një serial të ri që transmetohet në Turqi.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003878116607666