Edhe pse u zgjodh e para nga të gjitha shtetet, kënga e Arilena Arës “Shaj” nuk është në faqen e Eurovizionit.
Ditëve në fundit në faqet shqiptare të Eurovisionit është ngritur një pikëpyetje e madhe përsa i përket kësaj çështjeje.
Mirëpo çdo gjë ka një përgjigje të qartë. Sipas rregullave të Eurovizion, Shaj” edhe pse është përzgjedhur e para, nuk është dërguar akoma si produksion final.
Në kanalin e Eurovisionit do të publikohet versioni anglisht, i shoqëruar me videoklip e kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.