Është ndarë edhe çifti i fundit i krijuar brenda “Për’puthen” program ky që ka për qëllim krijimin e çifteve por që si duket nuk po funksionon.
Vetëm 1 muaj pasi zyrtarizuan lidhjen me një festë me miq dhe të afërm Gilberta dhe Iliri kanë ndarë rrugët.
Ata ishin më të përfolurit e “Për’puthen 40” dhe nga programi dolën së bashku dhe janë të fundit që u ndanë nga çiftet e krijuara brenda pa llogaritur Andin dhe Melisën, që çift u bënë pasi dolën nga programi.
Lajmin për ndarje e ka dhënē Gilberta pasi një ndjekës e ka pyetur nëse është me Ilirin në pushime.
“Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë po shijoj verën. E vërteta, e hapur, e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në atë fazë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron”, shkruan Gilberta.