INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ndodhi në festën e “Për’puthen”? Andi dhe Jasmina shihen krah njëri-tjetrit, por të ndarë! Ja provokimet…

Ç’ndodhi në festën e “Për’puthen”? Andi dhe Jasmina shihen krah njëri-tjetrit, por të ndarë! Ja provokimet…

Publikuar më: 13:29 25-05-2021

“Për’puthen” ka përfunduar sezonin e dytë dhe për të festuar për suksesin e arritur stafi i programit kanë organizuar një festë ku janë mbledhur të gjithë konkurrentët.

Padyshim e tërë vëmendja u kthye nga Andi dhe Jasmina njëri nga çiftet më të përfolura që para pak ditësh i kanë dhënë fund lidhjes.

Edhe pse në të njëjtin vend ata nuk u panë asnjë moment afër njëri-tjetrit.

Në storyt e publikuar Jasmin shihet afër Princit, me të cilin kishte takime që përfunduan me shumë zhurmë ndërsa Andi që shoqërohej më shumë me Shqipen dhe Fatjonin etiketoi në një nga postimet këngëtaren Diona Fona.


 

Kjo e fundit u bë dhe “shkaku” i ndarjes së çiftit pasi Jasmina e akuzoi Andin publikisht se Andi e kishte lënë vetëm në festën e ditëlindjes së Fatjonit duke shkuar te këngëtarja në xhirime të videoklipit.

Andi dhe Jasmina ishin një nga çiftet më të pëlqyera brenda programit, të cilët patën një lidhje me ulje dhe ngritje.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271