INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ndodhi në Komisionin e Ekonomisë, rrëzohet dekreti Metës për buxhetin dhe kandidatura e Vitore Tushës

Ç’ndodhi në Komisionin e Ekonomisë, rrëzohet dekreti Metës për buxhetin dhe kandidatura e Vitore Tushës

Publikuar më: 12:55 18-12-2018

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për buxhetin 2019.

I pranishëm në Komision ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se Meta duhet të ndërhyjë për dialogun me studentët.

“Buxheti i vitit 2019 ka të gjitha mundësitë që të furnizojë kërkesat e studentëve. Sot, studentët kanë aleat vetëm qeverinë. Dekreti i Metës, pa asnjë detaj për arsimin. Meta të ndërhyjë për dialog me studentët, kjo është zgjidhja”, u shpreh ai.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kreu i Shtetit ka kthyer ligjin për buxhetin e 2019 serish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimit të kërkesave të studentëve që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.

“Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, thuhej në njoftimin e presidentit.

Ndërkohë komisioni i ka propozuar Kuvendit edhe rrëzimin e kandidaturës së Vitore Tushës, propozuar nga Meta për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe u shpreh se Vitore Tusha nuk ka eksperiencën e duhur për auditimet financiare.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667