Në “Përputhen” u transmetua takimi i Antonelës me Atdheun. Takimi i tyre ishte shumë romantik, mirëpo si Antonela, ashtu dhe Atdheu deklaruan se duan të njohin dhe konkurrentët tjerë në studio.
Antonela tha se ka ende pëlqim për Blerimin, ndërsa ky i fundit u përgjigj “Më pëlqen si pamje, si fizik, por kam ende dyshimet e mia”.
Nga ana tjetër, Atdheu u shfaq i interesuar për të njohur vajzat e tjera. Si Ola, ashtu dhe Aristela shprehën hapur dëshirën për ta njohur.