IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ç’ndodhi? Reperi ndahet nga partnerja menjëherë pas martesës [FOTO]

Ç’ndodhi? Reperi ndahet nga partnerja menjëherë pas martesës [FOTO]

Publikuar më: 17:36 08-01-2021

Në muajin tetor S4mm i dha fund beqarisë. Ai dhe partnerja, Filis Ismaili, bënë një dasëm të vogël modeste me njerëzit e afërt.

 Pas dasmës menjëherë në mediat rozë u përfol se Filis ishte në pritje të ëmbël, por ky lajm nuk u konfirmua nga çifti. Ditët e fundit në Instagram duket se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. 

Përveç kësaj, Filis ka fshirë fotot e dasmës me fustanin e nusërisë. Nëpërmjet veprimeve duket se çdo gjë ka marrë fund. E vetmja gjë nga S4mm që ndodhet në profilin e bukuroshes është shpërndarja e këngës së S4mm “Ma chérie”. 

Nuk e dimë pse Filis ka vendosur ta mbajë në profilin e saj këngën. Shpresojmë që të kemi një reagim nga dyshja dhe pse jo nëse janë ndarë t’i japin fund mosmarrëveshjeve. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0021519660949707